Partia Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të çojë asnjë anëtarë në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho i ka drejtuar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, thuhet se ky proces është farsë dhe se PD-ja do ta bojkotojë këtë proces.
Në letrën e tij Spaho shkruan se është një fakt i njohur botërisht se gjatë këtyre katër viteve, që Policia e Shtetit nga një orgnizatë që lufton krimin e organizuar dhe drogën, u shëndërrua me vullnetin poltik të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, në një strukturë që mbështetë dhe lehtëson vperimtarin e krimit të organizuar dhe drogës.
(E.V/Faxweb.al)