Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Vettingu në polici, Donald Lu takim me Xhafajn

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu ka mbërritur pak minuta më parë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.  Ky takim vjen pas deklaratës së Xhafajt për Vettingun në polici. 

Sipas Xhafajt, policia ka nevojë për një shkundje, pasi emra të përveçëm brenda strukturës janë të lidhur me krimin e organizuar dhe jo vetëm. ”Do t’i kemi të gjithë në monitorim. Nuk do të ketë justifikime, të paktën në radhët e policisë. Nëse ka policë që bashkëpunojnë me krimin, ata duhet të ikin”, ka deklaruar Xhafaj.

Sipas tij, po mbahet kontakte të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e një fryme të re bashkëpunimi dhe hedhjen e disa hapave në bashkëpunimin dhe krijimin e aksioneve të reja policore në të ardhmen. (J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *