Kryetari i grupit parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar një Fax News foli mbi platformën e opozitës për vetingun në politikë.
Sipas Vasilit njëriu që është treguar më i sinqertë për reformën në drejtësi është Edi Rama, pasi ka thënë qartë unë nuk votoj për veting për veten time.
“Platforma është konkrete. Por njeriu më i sinqertë për reformën në Vetting ka qenë Edi Rama që tha jam kundër qëllimit dhe mjetit të kësaj reforme.
Ishte shumë i sinqertë: Unë veting për gjyqtarë dhe prokurorë votoj, por për veten time nuk votoj.
Kanë merakun sesi do të verifikohen lidhjet me krimin, por siç u verifikua për gjyqtarët, kështu do të japë rezulatet dhe në politikë. Ai ishte Edi Rama që kundërshtonte dekriminalizimin!?
Ka një problem sot për shembull, ka një bandit në prokurorinë shqiptare. E cila ka të bëjë me deklarimin tij për ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafajt. Ndërkohë prokuroria nuk e ka bërë akoma.
Xhafaj deklaroi dje në një studio televizive se unë e largova vëllain se do të shkonte në burg me ato akuza dhe ministri dhe kryeministri thonë kemi fakte. Dhe nuk kanë asgjë se ato nuk janë prokuroria. Ato thonë unë e kam bërë ekspertizën. Ekspertizën mund ta bëj vetëm prokuroria. Sa të dali vetingu jo vetëm ikin nga politika, por procedohen dhe penalisht. Këto janë turpe të papara. Që të fshehësh krimin.”
Për sa i përket përfaqësimit të një anëtari të LSI-së në KQZ, Vasili u shpreh se Kodi Zgjedhor e ka të përcatuar qartë.
“Ato që zgjidhen janë 6 persona gjithësej. Dy zgjidhen nga partia më e madhe në pushtet dhe dy nga partia më e madhe në opozitë.
Dy të tjerë janë; një nga partia e dytë më e madhe e maxhorancës dhe në krahun e opozitës propozohet një kandidat nga partia e dytë më e madhe e opozitës që ka fituar përfaqësinë në paralament e cila është LSI.”
(M.Q/Faxweb)