Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KosovaRajoniTe FunditTe Gjitha

Vetëvendosje kërkoi koalicion për qeverinë, vjen përgjigjja nga LDK

I nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohet në krijimin e qeverisë së re.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo thirrje e Kurtit është e vonuar.

“Mendoj që është e vonuar, është dashur të ndodhë dje. Sot përkundër që është e vonuar është e mirëpritur, i takon të bëjë veprime të tilla, ne jemi unik me partnerët e koalicionit. Ne garantojmë që në raport me PDK-në, historia e partneritet është mbyllur”, tha ai. 

Ai nuk ka pranuar që të flasë nëse LDK e pranon Albin Kurtin si kryeministër.

“Nuk mund të flasë se nuk e kemi diskutuar, nuk e ka kërkuar Vetëvendosja këtë”, tha ai. (M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *