Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Lëvizja ‘Vetëvendosje’: Nuk do ta lejojmë rrèmbimin e fitores

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila është caktuar për të mërkurën në ora 11, e në të cilën pritet që të votohet qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, gjatë një deklarimi për media tha Vetëvendosje do të kundërshtojë siç e quajti ai “rrèmbimin e fitores së Vetëvendosjes”.

“Ata kanë një target, që ta rrèmbejnë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, fitoren e qytetarëve dhe ta tjetërsojnë atë. Lëvizja Vetëvendosje si gjithmonë edhe nesër do të jetë në anën e të drejtës së qytetarëve për të zgjedhurin e vet. Do të jetë në përputhje më qëndrimet e saj politike dhe secili deputet do të jetë në përputhje me mandatin e tij dhe me besimin që i kanë dhënë qytetarët”, deklaroi Selimi, shkruan REL.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, vendosi që seanca e thirrur nga LDK-ja, të mbahet të mërkurën në ora 11 e ku pritet që deputetët të votojnë për kabinetin e ri qeveritar.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se tashmë janë kryer të gjitha procedurat dhe se janë siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka arritur koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

Më 30 prill, ditën që presidenti i Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar interpretimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit.

Vetëvendosje pretendonte se presidenti Thaçi kishte bërë shkelje kushtetuese kur kishte nxjerrë dekretin për mandatimin e Hotit për shkak se kjo e fundit nuk e kishte konsumuar të drejtën e saj për propozimin e mandatarit të ri, pas rrëzimit të qeverisë.

Por, Gjykata Kushtetuese, e shpalli të ligjshëm dekretin e Thaçit.

 

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *