Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Vetëvendosje anulon tubimin me 28 Nëntor në Tiranë: Gjithë energjitë tona tek të dëmtuarit

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka vendosur anullimin e marshimit të paralajmëruar prej ditësh në kuadër të festave të Nëntorit në Tiranë, ndërsa kjo bëhet për shkak të tragjedisë me tërmetin që ka rënë mëngjesin e kësaj të Marte.

“Nisur nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri njofton se ka anuluar Marshimin për Bashkim që do të mbahej ditën e 28 Nëntorit në Tiranë.

Aktivistët e Qendrës janë duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët e Shqipërisë të dëmtuar nga tërmeti dhe të gjitha energjitë tona në ditët në vijim do të përqendrohen në këtë drejtim. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen tonë për viktimat e tërmetit, ftojmë të gjithë shqiptarët që të solidarizohen e t’u qëndrojnë pranë familjarëve të viktimave, të plagosurve dhe të gjithë atyre që kanë nevoja urgjente.

Të bashkuar tani dhe kurdoherë!

Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Shqipëri”, shkruhet në reagimin e qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri.

Mesazhe solidariteti ka shprehur edhe Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili bën thjirrje për bashkim ndërsa tregon se i ka shprehur solidaritetin kreut të Shtetit shqiptar Ilir Metës dhe kryeministrit Edi Rama

“Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë.

Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë.

Qysh prej orëve më të para të mëngjesit secili aktivist i Lëvizjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar. Secili aktivist tash është vullnetar. Kemi mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionat e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen.

Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin”, shkruan Kurti.

Një sërë aktivitetesh janë anuluar në ranga vendi nga përfaqësues të lartë shtetëro dhe të qeverisjes lokale por jo vetëm në kuadër kryesisht të Festave të Nëntorit.

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar anullimin Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë.

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”, njofton Presidenca.

Bashkia e Shkodrës njofton pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për ditën e sotme në kuadër të “Java e Pavarësisë” për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga tërmeti.

Me këtë rast, Bashkia e Shkodrës dhe qytetarët shkodranë shprehin solidaritetin e tyre me banorët në zonat e prekura nga pasojat e tërmetit si dhe shprehim ngushëllime për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi!

Ndërkohë edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar”, njoftonm FSHF.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *