Të paktën 4 persona kanë mbërritur paraditen e sotme në spitalin Infektiv në Tiranë, 1 prej të cilëve ne gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Fax news Ema Shazivari shihen se në spitalin Infektiv kanë mbërritur 3 gra dhe një burrë, që dyshohet se kanë rezultuar pozitiv me COVID19, dhe kanë pasur shenja të sëmundjes.
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme shumë familjarë kanë mbërritur jashtë gardhit të sigurisë që është vendosur në Infektiv, dhe kërkojnë që të kenë kontakt me familjarët e tyre.
Familjarët thonë se kanë dy ditë që nuk dinë gjendjen e pacientëve, dhe nuk kanë asnjë shpjegim nga ana e autoriteteve spitalore.
Një prej qytetarëve ka treguar për Fax News se ka të atin e shtruar në Infektiv, ndërsa vetë atyre nuk iu janë kryer testet nëse janë apo jo pozitiv.
“Pacienti nuk e hap telefonin, kam babin tim aty brenda, ça me thanë pacienti kur e merr në telefon. Nuk e di se çfarë gjendje ka babai im, serumin ia bëj edhe në shtëpi. Babai ka prej kohësh që është i sëmurë me mushkëri, e sollëm , ka dy ditë që është këtu dhe sna japin asnjë përgjigje, edhe ne nuk na bëjnë asnjë lloj testi, vetëm kur të keni simptoma të rënda thonë”, u shpreh një prej qytetarëve në mikrofonin e Fax Neës.
Ka shkruar në 174 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë që hartës me qytete të prekura i shtohet edhe Tropoja.
Sipas Eugena Tominit nga ISSH në 24 orët e fundit janë kryer 103 teste, nga të cilat kanë dalë pozitive 28 raste të reja. Tomini u shpreh se mes të prekurve janë edhe katër fëmijë, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
(E.K/Faxweb.al)