Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp për herë të fundit kur kanë mbetur pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit.
Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende të shkojnë me vrap te kutitë e votimit dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të madh që shihet kudo.
“Projeksionet janë të jashtëzakonshme. Fitorja e opozitës është e jashtëzakonshme. I ftoj të gjithë ata që nuk kanë votuar të drejtohen me vrap, me vrap në qendrat e votimit. Mjafton të shikoni qendrat e votimit. Mjafton të shikoni të rinjtë e të rejat në qytetet shqiptare, dhe do e shikoni ndryshimin. Sot vota juaj ndan tranzicionin. Urime dhe fitore të gjithëve”, tha Kryemadhi.
(E.H/Faxweb.al)