Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Lulzim Basha po rrezikon jetën e qytetarëve, për shkak të mitingjeve që po mban në qytetet e vendit ku është ndalur së fundi. PD thotë se Rama frikësohet nga qytetarët e tij, dhe se në 25 Prill, shqiptarët do të vulosin largimin e tij, përmes votimit në favor të demokratëve.
REAGIM I PD: Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.
Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!
(E.K/Faxweb.al)