Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Vetë i hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, Rama sulmon Bashën, pas pritjes që i bënë në Fier

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Lulzim Bashën, pas takimeve që ky i fundit pati sot në qytetin e Fierit, ku ju organizua pritje nga qindra mbështetës demokratë.

Rama thotë se mes forcave politike janë dallime të dy botëve të ndryshme, ku njëra palë kujdeset për njerëzit, përmes vaksnimit masiv, ndërkohë që pala tjetër rrezikon jetën e tyre, duke i grumbulluar në kushtet e pandemisë.

Kryeministri Rama postim ne Facebook: DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…

Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë. Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë. 

Takimi i Bashës në Fier, ishte parashikuar që të mbahej dje, por për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos, të dyja palët politike vendosën që të ndalonin aktivitetet elektorale, ndërkohë që sot avazi i vjetër i përplasjeve ka nisur nga e para. Rama ka vijuar me monitorimin e procesit të vaksinimit, ndërkohë që Basha është ndalur në Fier, ku sipas tij qytetarët janë të vendosur për të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e 25 Prillit.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.