Ylli Baka dhe Era Rusi i kanë rrënqethur të gjithë me këngën e tyre të re, kushtuar tragjedisë së 26 nëntorit, kur një tërmet shkatërrimtar goditi Shqipërinë.
Era dhe Ylli bëjnë të ditur që në fillim të klipit se të ardhurat e këtij projekti do shkojnë në ndihmë të një fëmije të mbijetuar që ka nevojë për arsim.
Projekti mban titullin “Në emër të shpresës” dhe kënga është shumë prekëse, po ashtu edhe videoklipi që tregon pasojat që la tërmeti.