Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Më çojnë mua njerëz që të bëjmë qeveri”, Veseli dekonspiron “negociatat” për qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar në lidhje me situtën politike në Kosovë duke zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.

“Nuk kanë nevojë të mashtrojnë opinionin për izolim dhe të më çojnë mua njerëz që të bëjmë qeveri të përbashkët”, ka thënë Veseli në një intervistë.

Kryetari i PDK’së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e krijuar në mes koalicionit VV-LDK, zgjati vetëm 45 ditë para se të rrëzohej me mocion votëbesimi.

Qeveria Kurti në Kosovë ra pas shkarkimit të një ministri të LKD-së gjë që solli krisjen e koalicionit.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close