Shkrimtari nga Shqipëria Agron Tufa ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Baton Haxhiu për shkak të qëndrimit të tij në lidhje me “kufijtë e Kosovës”.
Ai thotë se Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut që ky t’ja japë veriun Serbisë. Gazetari Baton Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që mbron idenë e ndryshimit të kufijve.
“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovēs i duhet dhēnē Serbisē”, edhe unë po pērsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”,- shkruan Tufa në rrjetet sociale. (B.H/Faxweb)