Esat Krasniqi, një ndër ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtar i çështjes kombëtare ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë public kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”, ka shkruar Haskuka.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.