Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Veprimi i turpshëm i Di Marias, dalin pamjet ku pështyn kundërshtarin

Ndeshja e fundjavës që shkoi mes Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille, që u mbyll me rezultatin 0-1, u shoqërua edhe me incidente të shumta.

Lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje fizike në fundin e ndeshjes.

Me këtë rast, gjyqtari përjashtoi nga fusha pesë lojtarë, mes tyre edhe Neymarin, pasi braziliani e kishte shfrytëzuar rrëmujën për ta goditur prapa koke Alvaro Gonzalezin, me të cilin kishte pasur fërkime gjatë gjithë ndeshjes.

Mirëpo, mbrojtësi spanjoll duket të ketë qenë ‘viktimë’ edhe e Angel Di Marias dhe këtë e kanë treguar pamjet e reja që janë publikuar në mediat sportive.

Në një publikim nga “Telefoot”, anësori argjentinas shihet duke e pështyrë Alvaron. Kështu, edhe ai mund të pezullohet për disa ndeshje, në rast se Federata Franceze dhe Ligue 1 nisin hetim për rastin në fjalë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *