Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Venecia foli”, flet nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës: Iu siguroj shqiptarëve se…

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta, Alban Zeneli, përmes një deklarate për mediat, ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias, që deklaronte se Meta kishte shkelur Kushtetutën me shtyrjen e zgjedhjeve, por shkelja nuk mund të konsiderohet e rëndë.

Deklarata e Zenelit: 

Të dashur miq dhe kolegë,

Komisioni i Venezias foli dje me Opinionin e tij.

Është me rëndësi jetike për mënyrën sesi duhet të funksionojnë në demokraci institucionet dhe zhvillohen proçeset që ne të mos biem pre e lojës së zakonshme politike e partiake të interpretimeve sipas anës që na pëlqen.

Kërkohet nga ne që të bëjmë e dëshmojmë maturi demokratike dhe institucionale.

Kuvendi i Shqipërisë ka mandatuar një Komision Hetimor për Çështjen e Presidentit të Republikës dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në punën e këtij Komisioni Hetimor.

Si NënKryetar i këtij Komisioni Hetimor unë bëj thirrje për ndaljen e menjëhershme të çdo retorike politike mes palëve.

Vetë proçesi që ka hapur Kuvendi i Shqipërisë dhe proçedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, janë një çështje tejet serioze për një shtet serioz anëtar të NATO dhe aspirant për Anëtarësim në BE.

Nuk mund të lejojmë politikën e ditës dhe interesat e ngushta të partive dhe palëve që me retorika boshe, të panevojshme dhe interpretime partizane, të bëjnë pis apo dëmtojnë proçesin në zhvillim.

Si NënKryetar i Komisionit Hetimor dua të siguroj çdo shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtar se puna e këtij Komisioni dhe i gjithë proçesi do të jenë të pandikueshme politikisht, të pastra dhe me integritet të plotë.

Integriteti i punës së Komisionit Hetimor ka rëndësi shumë më të madhe se përfundimet e tij në fund të mandatit të tij.

Ta mbrojmë me gjithë fuqinë tonë integritetin e punës së Komisionit Hetimor.

Gjej rastin edhe njëherë të falenderoj e vlerësoj kontributin dhe opinionin e Komisionit të Venezias.

Alban Zeneli
Deputet
NënKryetar i Komisioni Hetimor

“Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.”

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *