Vendimi i marrë nga Kuvendi ditën e djeshme për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, solli shumë reagime nga figura të rëndësishme në vend.
Një reagim për këtë vendim, ka pasur edhe Mark Marku i cili tha se ky ishte një vendim shumë i rëndë dhe i paprecedent. Sipas tij, duhet të ishte bërë një debat lidhur me mënyrën sesi presidenti e kishte ushtruar detyrën e tij.
Gjithashtu Marku tha se nëse Gjykata Kushtetuese, nuk e miraton vendimin për shkarkimin e Ilir Metës, atëherë kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen, pasi rezulton që parlamenti të ketë kryer shkelje.
“Është një akt i rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë veçse në vitin 1921. Sepse përbën precedent. Duhet të bëhej një debat për mënyrën se si e ushtron dhe ka ushtruar ai rolin. Parlamenti është ilegjitim se nuk ka 140 deputetë. Do gjykojë shkarkimin e Metës ndërkohë që nuk është parlament legjitim nga ana formale dhe kohore, sepse është zgjedhur një parlament tjetër. Nëse gjykata kushtetuese nuk e miraton, i bie që Parlamenti e ka shkelur kushtetutën. I bie që të japë dorëheqjen Rama pastaj”- u shpreh Marku.