Gjykata e Korçës ka lënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec ku u qëllua me breshëri plumbash në drejtim të një hoteli të mbushur me turistë.
Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi dyshohet të jetë ekzekutori i ngjarjes së rëndë që tronditi Tushemishtin, ku u qëllua me rreth 10 plumba drejt një hoteli të mbushur me turistë.
Një ditë më parë, gjykata ka lënë në burg një tjetër të arrestuar si organizator të kësaj ngjarjeje, shtetasin lir Berberi.
Keta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin organizuar atentatin me armë në Hotel Voloreka, ku synonin që të vrisnin djalin e pronarit Jetmir Muçllari, dhe dëmtuan me plumba 7 makina të parkuara.