Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Kanë vràrë Lanin”, dyshohet se nxori në pritë Hekuran Billën, dhe loja me dy prita me të dashurit, Gjykata merr vendimin për Adjola Lakrën

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Adjola Lakrën, e cila dyshohet se u përdor nga autorët e ngjarjes në ekzekutimin e Hekuran Billës, e ndodhur muajin e kaluar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Vetë Lakra e ka mohuar që ajo të ketë nxjerrë në pritë Billën, ndërsa ka pranuar se ka pasur lidhje si me të, ashtu dhe me Sebastian Malin.

Kujtojmë se lidhja intime e Adjola Lakra me Hekuran Billën, ka ndodhur pas një ftese për miqësi që i dashuri i saj Sebastian Mali i ka bërë Hekuranit, por duke përdorur profilin e Instagramit të Adjolës.

Gjithçka ka qenë e mirëmenduar dhe aspak rastësore, pasi Sebastian Mali, nipi i Prel Markut të vràrë në 2006 në Angli, ka vënë në zbatim një plan të mirëorganizuar. Hasmi i tij, Hekuran Billa, kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga qelia e burgut të Fushë-Krujës, dhe për këtë ai së bashku me dajën e tij Viktor Marku kanë filluar të mendojnë për strategjinë e vràsjes së Billës.

Vetë Adjola ka treguar se në ditën e vràsjes ajo ishte nisur për ta takuar Billën, ndërkohë që kishte mësuar  nga mediat për atë që kishte ndodhur. Më pas ajo ka rrëfyer se e ka parë Malin duke i rënë makinës me grushta, në parkingun e pallatit, pasi banonin në të njëjtën godinë, dhe më pas i ka thënë të ëmës se tij për atë që kishte ndodhur.

Vajza ka treguar se aty ka filluar të qajë dhe ajo, dhe në këto moment e ka parë Lulja, mamaja e Sebastianit dhe e ka pyetur se çfarë ke, por 26-vjeçarja i ka thënë se “…kanë vràrë Lanin…”. Ky takim rastësor brenda në garazh mes dy ish-dashnor të përlotur ka shtuar akoma dhe më tepër dyshimet për Adjola Lakran, njeriun që sipas policisë nxori në pritë të dashurin e saj Hekuran Billa, duke mos i shkuar fare në takim, por e lënë në fatin e qitësve.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *