Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso është shprehur se vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk respekton ligjin elektoral. Sipas Kasos vendimi ishte i ndikuar politikisht nga partia në pushtet.
Ndërkohë Kaso u shpreh se i vjen keq për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por rezultati në fund të zgjedhjeve do të tregojë se opozita është shumicë politike në vend.
Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso:
Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.
Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.
Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.
(R.G/Faxweb.al)