Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Mediu: Tani është në dorën e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht një nga aleatët e Lulzim Bashës,  Fatmir Mediu në një konferencë për mediat nga selia e PR-së ka reaguar ligjur me vendimin e sotëm të marrë nga anëtarët e Kolegjit Zgjedhor për vijimin e procesit zgjedhotë 30 Qershorit.

Mediu është shprehur se pas veprimeve të Edi Ramës dhe përdorimit politik të gjykatave dhe kolegjit zgjedhor, shqiptarët kanë të drejtë për të mbrojtur të drejtën e tyre për të mos lejuar zgjedhje me një parti. Ai shtoi se Rama ka kapur politikisht Kolegjin Zgjedhor dhe ka kërcënuar gjykatësit me vetting.

“Rama ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer atë në qesharak. Procesi i 30 Qershorit është instalimi i grushtit të shtetit dhe instalimit të shtetit të krimit. Prandaj shqiptarët në bazë të dekretit të Presidentit kanë të drejtën e tyre kushtetuese që të mos lejojnë zgjedhje”.

Mediu i ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të ndalojnë këtë krim elektoral të Edi Ramës, që sipas tij, do të ketë pasoja në të gjithë rajonin.

Deklarata e plotë:

Në emër të Partisë Republikane, i bëj thirrje gjithë socialistëve që besojnë tek liria dhe demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, tek qeverisja nga njerëzit dhe për njerëzit, që duan një shtet pa krim dhe korrupsion, socialistë që kanë kontribuar në këto vite pluralizëm, për demokracinë dhe Shqipërinë anëtare e NATO-s dhe BE-së;

Të bashkohen me gjithë shqiptarët për të shmangur konfliktin civil që po përgatit Rama me klanet e tij, nëpërmjet një proçesi farsë zgjedhor, të paprecedent në 30 Qershor.

Ky proçes është antikushtetues dhe ilegjitim, vjen ndesh me Kushtetutën, garantimin e unitetit të popullit dhe pluralizmit, votimit të lirë dhe të fshehtë.

Rama ka kapur dhe përdor politikisht institucionet zgjedhore si KQZ, me mazhorancë politike antikushtetuese, e provuar e paligjeshme dhe politike në çdo vendim te saj, Kolegjin zgjedhor nëpërmjet presionit mbi gjyqtarët për vettingun politik.

Rama ka vjedhur zgjedhjet në çdo rast me bandat të cilat kanë komanduar strukturat e Partisë Socialiste.

Ka shkatërruar parlamentarizmin, duke e kthyer Parlamentin në një teatër qesharak dhe absurd.

Ka shkatërruar dhe po shkatërron pushtetin gjyqësor, jemi i vetmi vend në botë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Proçesi farsë dhe i dhunshëm që po organizon më 30 Qershor, është instalimi përfundimtar i grushtit të Shtetit dhe diktaturës së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Shqiptarët dhe opozita kanë të drejtën legjitime kushtetuese, bazuar në dekretin e Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, që të mos lejojnë një proçes të tillë, të shkatërrimit të Shqipërisë dhe do jenë të bashkuar në çdo skaj të Shqipërisë, për të mbrojtur pluralizmin dhe Kushtetutën.

Në 30 qershor nuk duhet dhe nuk do ketë zgjedhje të ligjshme.

Në emër të Partisë Republikane i bëj thirrje faktorit ndërkombëtar, atyre që kanë mbështetur pluralizmin, kushtetutshmërinë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, që mbështetën Shqipërinë në NATO dhe rrugën tonë Europiane, të ndalojnë këtë krim elektoral dhe antikombëtar të Ramës me pasoja për Shqipërinë dhe Rajonin.

LIVE

LIVE – Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaratë nga selia e PR.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 24 juin 2019

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *