Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjermania áshpërson kárantinën për udhëtarët nga këto vende, ja vendimi për Shqipërinë

Qeveria gjermane shpalli sot Kroacinë, Slloveninë, Hungarinë, Bullgarinë dhe Qipron, si zona me rrezik të lartë për COVID-19, që do të thotë se udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga ato rajone do të duhet t’i nënshtrohen një karantine, nëse nuk mund të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19 të kohëve të fundit.

Pothuajse e gjithë Austria është shtuar në listën e zonave me rrezik të lartë, duke përjashtuar vetëm dy rajone të vogla.

Për Italinë, rregullat janë zgjeruar për të mbuluar pothuajse të gjithë vendin.

Tani për tani,vetëm Kalabria përjashtohet nga rregullat. Ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova nuk rezultojnë në zonat me rrezik të lartë dhe përjashtohen nga rregullat e izolimit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *