Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vendimi i ‘beftë’ i bashkisë me Teatrin Kombëtar, reagon ashpër Budina: Është lëvizje tinëzare për të shpëtuar, hoqën dorë nga projekti që mund të çonte në përplasje fizike

Bashkia Tiranë me anë të një deklarate për mediat njoftoi ditën e sotme se Teatrit i ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike, duke u rrëzuar marrëveshja e ndërtimit të Teatrit me dy kulla nga Fusha.shpk.

Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e Teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë.

Në një lidhje direkte për Fax Neës regjisori Robert Budina u shpreh se kjo është një lizvzje tinëzare nga ana e bashkisë për të shpëtuar veten.

“Është një lëvizje për të shpëtuar veten dhe kaq. Krijuan këtë lëvizje politike për tu shmangur nga ky qerthull ku janë futur. Ato nuk kanë asnjë moral, sepse bënë një ligj special kundër kushtetutës. Janë mijera qytetarët dhe artistë që ishin në rrugë që të mbronin kulturën e vendit të tyre. Këtë lëvizje ato e kanë bërë për veten e tyre për të shpëtuar. Për mendimin tim është e gjitha një lojë potlitike për të shmangur dhe për të qendruar në pushtet.

Ju do të shikoni sesi do të përpiqen të thonë ta diskutojmë dhe ta shohim. Hoqën dorë nga projekti që mund të çonte në përplasje fizike edhe për faktin se në Shqipëri po afrohen protestat. Mbase edhe mund ta pranojnë restaurimin, por nuk kanë asnjë moral kjo bashki dhe qeveri. Ta bëjnë këtë moralin e kanë të tjerët për të bërë. Ato e kuptuan që TK është në listën kombëtare që kanë mbështetjen e Europa Nostras. Kjo po përpiqet të shfrytëzojë këtë protestë të marrë financimet europiane, kjo qeveri që na sulmoi. Kjo është e pamoralshme. Ato duhet të marrin koston politike. Ato që e shpëtuan këtë flamë ishte protesta 2 vjeçare. Është një lëvizje shumë tinëzare, ato po përpiqen që të marrin benefitet e protestës tonë, por nuk kanë shanse.”- u shpreh Budina.

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *