Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Vendi pushtohet nga shirat, shkaktohen të paktën 27 viktima

Shirat e e dendura në perëndim të Indisë shkaktuan sjhembjen e tre mureve mbi kasollet dhe banesat e qytetit, duke shkaktuar të paktën 27 viktima dhe duke plagosur dhjetra të tjerë, thanë zyrtarët të martën, ndërkohë metereologët paralajmëruan për më shumë shira.

Të paktën 18 vetë u vranë dhe 66 të tjerë u plagosën pas shembjes së një muri 10 metra n që u rrëzua gjatë natës në Mumbai, tha oficeri i policisë Sunil Deshmukh.

Ekipet e shpëtimit me qentë sniffer jkanë vënë në kërkim, dhe shpëtuesit nga marina indiane po ashtu u shpërndanë për të ndihmuar dhe shpëtuar banorët e qytetit të mbytur në ujë, që është kryeqyteti financiar dhe argëtues i Indisë.

Nëntë vdekje janë shkaktuar nga dy shembje të murit gjetkë në shtetin e Maharashtra.

Gjashtë punëtorë emigrantë ndërtimi u vranë dhe pesë u plagosën kur një mur u rrëzua në kasollet e tyre të mbuluara me kallaj në kohën që po punonin  të hënën herët, tha një oficer në dhomën e kontrollit të policisë të qytetit.

Në lagjen Thane, një mur i shkollës u rrëzua, duke vrarë tre vetë dhe duke plagosur një, tha Lakshman Paëar, një zyrtar lokal qytetar.

Sezoni i monsonit në Indi sjell shira të forta nga qershori deri në shtator që shkaktojnë përmbytje dhe dëme të tjera. Kolapsi i ndërtimit është i zakonshëm pasi shirat dobësojnë themelet e strukturave të ndërtuara keq. Të shtunën, një tjetër kolaps i murit në Pune kishte vrarë 16 njerëz që jetonin në një grup kasolle me çati të mbuluar me strehim punëtorët emigrantë dhe familjet e tyre.

Shirat e së hënës gjithashtu përmbytën rrugët në Mumbai dhe shinat e trenave.

Hekurudha Qendrore e Indisë nga  “tërbimi i natyrës” bëri që trenat të operonin një “rrezik sigurie” në disa zona. Trenat po qarkullonin pjesërisht të martën ku mijëra pasagjerë ishin bllokuar brenda natës.

Miliona pasagjerë udhëtojnë çdo ditë në një rrjet të hekurudhave të famshme në Mumbai.

Qyteti ka përjetuar reshje të pandërprera gjatë ditëve të fundit dhe përmbytjet kanë hyrë në shtëpi. Kryeministri i Maharashtrës, Devendra Fadnavis, shkroi: “Njerëzit këshillohen të qëndrojnë në ambiente të mbyllura nëse nuk ka ndonjë emergjencë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close