Presidenti Ilir Meta për të gjetur një zgjidhje të krizës së rëndë ku ndodhet vendi, mësohet javën e ardhshme do të ftojë të gjithë ish-presidentët e Republikës në takime të veçanta. Gjithashtu, Meta do të kërkojë takim edhe me gjithë ish-ministrat e drejtësisë, për të marrë mendime për gjetjen e zgjidhjes juridike të kësaj krize të pashoq në botën demokratike.
Kujtojmë se ditën e sotme, Presidenti ftoi kreun e PD-së Lulzim Bashën dhe të gjithë krerëve të opozitës në një takim.
Letra e Presidentit i është drejtuar Kreut të PD-së Lulzim Basha dhe për dijeni, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu të PR-së, Fatmir Mediu, kryetari të PAA-së, Agron Duka, kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, po ashtu dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së dhe Shpëtim Axhamit të Legalitetit.
Në letër theksohet se: “I nderuar zoti Basha, nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjitha kryetarëve të Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në letër.
(K.H/Faxweb.al)