Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vendi “mbërthehet” nga acari, Ladja Porja: Temperaturat do të ulen ndjeshëm, era e fortë do të vazhdojë deri…

Fillimi i javës do ta gjejë vendin me mot të acartë. Meteorologia e “MeteoAlb”, Ladja Porja deklaroi për “FaxNews” se duke nisur nga nesër, temperaturat do të ulen ndjeshëm. Sa i takon erës së fortë që ishte sot prezente gjatë gjithë ditës, Porja u shpreh se ajo do të vijojë deri të mërkurën.

“Parashikimi për orët dhe ditët në vijim: era, do vijojë të fryjë mesatare dhe shpesh e fortë, me shpejtësi deri 70 km/h në territor, por herë pas here mbi 80 km/h në zonat bregdetare; në det të hapur era arrin shpejtësi mbi 90 km/h.

Kjo situatë problematike e erës do të mbetet edhe gjatë së hënës dhe të martës ndërsa pritet dobësim i ndjeshëm i erës në orët e para të ditës së mërkurë.

Temperaturat e ajrit për orët në vijim, por edhe gjatë dy ditëve të para të javës që vjen, do të ulen ndjeshëm (ky është edhe shkaku i kësaj ere të fortë) megjithatë e marta në mesnatë sjell rritje të ndjeshme të temperaturave, rritje që vijon në pjesën e dytë të javës tjetër”, tha meteorologia.

Ndërsa reshjet e dëborës do të jenë të pakta mbrëmjen e sotme. “Reshjet priten të pakta, në formë dëbore sonte, por e hëna dhe në vijim deri fundjavën tjetër, kryesisht do të jetë me kthjellime”, deklaroi Ladja Porja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *