I ndaluari për vrásjen e vëllezërve Haxhiu disa ditë më parë në Durrës është lënë në qeli pavarësisht se nuk i ka refuzuar akùzat. Altin Ndoci, akùzohet nga Prokuroria e Durrësit për vrá.sjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ndërsa sot është vendosur për të që të qëndrojë në qéli.
Pavarësisht ankimimit në gjykatën e Apelit Durrës të akùzave që ishin ngritur ndaj tij, me sa duket provat janë të forta që e përfshijnë atë në këtë ngjarje.
Ndoci akùzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe për vrásjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars. Në pránga për këtë ngjarje ka rënë edhe Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me pólicinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrá.sjet, vendin e hedhjes së ármëve, bráktisjen e makinës që kanë përdorur për kryerjen e krímit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrá.sje.
Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar autoritetet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit. Ndryshe nga ky i fundit, Alla nuk e ka ankimuar vendimin e Shklallës së parë duke pranuar për rrjedhojë akùzat dhe përfshirjen në dy ngjarjet e bujshme. (F.GJ/FAXWEB.AL)