Robert Trump, vëllai i vogël presidentit amerikan, Donald Trump, është hospitalizuar në New York, njofton Shtëpia e Bardhë, shkruan CNN. Trump pritet ta vizitojë vëllain e tij sot gjatë ditës sipas burimeve të siguruara nga televizioni amerikan.
“Mund ta konfirmojmë se vëllai i presidentit është hospitalizuar”, ka treguar zëvendës-sekretari për media, Judd Deere. Një zyrtar i administratës në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se Trump “ka raporte tepër të mira me vëllanë e tij dhe ai është tepër i veçantë për të”.
Ropert Trump ishte një nga udhëheqësit kryesore të Organizatës Trump.