Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Veliaj vendos në zbatim urdhërin e dhënë nga Rama: Pezullohen linjat e transportit publik

Në kuadër të masave të marr ndaj koronavirusit Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për të kufizuar lëvizjen, Veliaj theksoi në një intervistë se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese.
Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj për gazetaren Ilva Tare.

Menjëherë pas intervistës, unë do nënshkruaj urdhrin që e bën efektiv bllokimin e transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku tashmë transporti është kufizuar, ka rënë me 70% fluksi i lëvizjes, duam që të bjerë edhe ky 30%. Virusi ka një kurbë të vetën, pra mbi të cilën vepron mbi popullatë, sigurisht që mënyra sesi afekton popullatën, është në përpjestim të zhdrejtë me masat që merren. 

Do të thotë, preken më pak banorë në një kohë më të shkurtër nëse merr më shumë masa dhe minimizohet në maksimum lëvizja. Kështu që do t’i besojmë shkencës, do t’i besojmë fakteve, do t’i besojmë realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën, të cilat na thonë që – Po, janë disa masa absolutisht jo-popullore. Është jo-popullore t’i thuash fëmijëve – Mos luaj në këndin e lodrave. T’i thuash të moshuarëve – Mos luani domino. Edhe t’i thuash të tjerëve të ecin në këmbë nëse është absolutisht e nevojshme, ose me biçikletë siç bëjmë shpesh në Bashkinë e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *