Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë i pranishëm në përurimin e një tjetër kënd lojërash. Bëhet fjalë për një kënd lojërash në lagjen “Ali Demi”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se projekte të ngjashme do të vijojnë në çdo njësi administrative. “Jam shumë entuziast që hapim këndin e 10-të të lodrave. Mbaj mend se vjet, pasi përfundoi sherri te Liqeni, thashë jo vetëm që ai kënd lodrash do ishte sukses, por do bëjmë nga një të tillë në çdo lagje. Kishte shumë njerëz që thoshin pse i bëni te Liqeni dhe jo nëpër lagje? Përgjigja jonë ishte: Do t’i bëjmë edhe te Liqeni, edhe nëpër lagje”, tha Veliaj.
Në vijim, ai ftoi të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për të zgjedhur administratorët e pallateve: “Dua të ftoj të gjithë banorët, gjyshërit, gjyshet, që ta ruajnë e ta mirëmbajnë. E kemi të pamundur që me kaq investime që po bëjmë, t’i vendosim nga një roje çdo investimi. Ama, nëse secili qytetar sillet si kujdestar, sillet si njeri i vëmendshëm, sepse ky kënd i shërben gjithë komunitetit, atëherë do të mund të kemi një jetë më të gjatë në këto investime”.
(XH.A/SHUPLAKA)