04:12 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’

14:24 | 19/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj me sipërmarrësit e agroturizmeve: Tregu i ri në Farkë, zgjidhje e shkëlqyer për promovimin e produkteve ‘Made in Albania’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të bujtinave dhe agroturizmeve në kryeqytet. Veliaj u shpreh se nga tregu i ri agroushqimor, AgroPark Tirana, i cili sapo u prezantua në Farkë, do të përfitojnë edhe bizneset që mund të blejnë produktet bio në një mjedis të sigurt, por edhe me çmime të favorshme.

“Një nga angazhimet që kemi marrë është që, më në fund, Tiranës t’i japim një treg të ri agroushqimor, të cilin sapo e prezantuam. Për herë të parë kemi diçka të tillë për bujqësinë. Në AgroPark Tirana, që duam ta hapim shumë shpejt – me 100% të vendeve të prenotuara – kemi rezervuar edhe një hapësirë për panaire, po ashtu edhe për fermerët e vegjël, por edhe për bujtinat që duan të reklamojnë biznesin. Kemi ndjekur një shembull që e kemi parë në Bologna, ku bashkohen grosistët e mëdhenj, ata që kanë një pafundësi serash dhe hektarësh prodhimi, por edhe të vegjlit, që kanë një raport shitblerje, por edhe mësimi nga njëri-tjetri”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se edhe hapësira e zgjedhur për hapjen e tregut është në një vend mjaft të aksesueshëm nga fermerët, bizneset dhe qytetarët. “Hapësira gjendet midis fushës së helikopterëve dhe TEG-ut, pra buzë autostradës, buzë Unazës së Madhe; është ideale për disa arsye: Së pari, ka akses në Unazë, jo vetëm për rrethinat e Tiranës, por edhe për ata që vijnë nga Elbasani, nga Rruga e Arbrit. Kështu, krijojmë një hapësirë jo vetëm për prodhuesit e rrethinave të Tiranës, por edhe të atyre që vijnë nga verilindja dhe juglindja”, tha ai.

Veliaj shtoi se hapja e këtij tregu do ulë edhe çmimet dhe do i japë fund abuzimeve të grosistëve. “Ajo që do ndodhë është se çmimet do të ulen ndjeshëm. Duke i ulur këto tarifa dhe duke e çuar në një treg publik, që nuk ka qëllim fitimin, por administrimin e asaj hapësire, kemi llogaritur se do të kemi 70% ulje të të gjitha tarifave në treg. E di që jetojmë në kapitalizëm – nuk jam kundër privatit, ju jeni të gjithë operatorë privatë – por, unë besoj se shteti mund ta bëjë lehtësimin e një veprimtarie shumë më të kollajtë, duke hequr fitimin. Ndaj, besoj se thyerja e këtij monopoli privat që kishim në Kashar, besoj se krijon më shumë alternativa”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se disa produkte në disa zona duhen promovuar dhe për këtë hodhi idenë e nja kalendari festash për çdo produkt.

Pas

Lumi Shkumbin rrezikon të “vdesë”, ambjentalisti ngre alarmin

Para

Kush e ka fajin për pagat e ulëta?!

Para
Kush e ka fajin për pagat e ulëta?!

Kush e ka fajin për pagat e ulëta?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.