AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Veliaj ironi me Bashën: Mori gjysmë milioni euro nga rusët, të mbjellë një pemë, të kapë edhe lopatën…

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” ka folur për nismën e Bashkisë Tiranë, për mbjelljen e pemëve.

Gjatë përgjigjes së tij, Veliaj ka komentuar dhe ish-rivalin e tij në Bashkinë e Tiranës, sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Veliaj ka thënë se një parti që ka marrë para nga rusët nuk e ka problem t’i bashkohet nismës për mbjelljen e një peme dhe të marrë lopatën në dorë.

Tani unë e kuptoj të kritikohem nga dikush që kur menaxhoi bashkinë, ose ajo parti që menaxhoi bashkinë dhe e qau këtë punë, hajt mo, po e pranoj kritikën. Por nga një parti që në fakt Tiranën e la në rënie të lirë dhe nuk na prodhoi një pjesë të Tiranës për identitet, unë sinqerisht nuk e marr dot seriozisht, sidomos tani që ka problemet e tjera. Një parti që ka gjysmë milionë euro nga rusët, të paguajë për një fotografi, mund ta mbjellë edhe një pemë, mund ta kapë edhe lopatën me dorë. Unë e kuptoj që t’i mund të kesh vërejtje si e bëj unë këtë punë, por mënyra më e mirë për ta bërë një vërejtje është për të thënë: Nuk mbillen pemët ashtu, ja ta tregoj unë si mbillen. Por e kam pak të vështirë të pranoj kritika nga këta që janë gjithologë dhe që nuk prekin punë me dorë”-ka thënë Veliaj.

(F.G/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *