Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po zhvillon një dëgjesë publike së bashku me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Veliaj ka folur për shembjen e Teatrit Kombëtar, dhe ka thënë se teatri do ndërtohet me Partneritet Publik Privat për shkak të kostos së lartë që i shkakton buxhetit të shtetit ndërtimi i një teatri.
Përgjigjen ia ka kthyer aktori Robert Ndrenika. Ndrenika tha se është kundër ndërtimit të Teatrit Kombëtar me PPP.
Ndrenika tha se është në mbështetje të ruajtjes së godinës së vjetër të Teatrit dhe
rikonstruksionit të saj,
Replikat e plota:
Ndrenika: Tani faleminderit juve. Faleminderit edhe presidentit që bëri një mesazh dje për diskutim për gjakfohtësi dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin.
Kam vuajtur shumë në këtë çështjen e PPP nuk ma heq njeri nga mendja se ajo gjë ka shumë hile brënda. Sepse dhash shtëpinë tek një PPP dhe vuajta tre vjet. Unë jam kundra këtij PPP.
Mirë që e përmende Pazarin e Ri. Siç është pazari që e ruan atë, e ndjen që je tek pazari i dikurshëm.
Kjo
Zamira mund të na thotë për Pazarin e Korçës, më pëlqen shumë. Edhe ky kompleksi ynë me të dyja godinat me atë të marangozëve, mund të riparohet edhe të dalë diçka e shkëlqyer. Erion të kanë gënjyer me ato 30 milionë euro.
Maksimumi mund të vejë 15 milionë euro.
Ky kompleksi që e quajnë “dopo lavoro”, bëhet me qëllim kjo “dopo lavoro”, hiqeni këtë e marrtë dreqi.
Kam qënë në kundërshtim dhe me këta djemtë, që thonë trashëgimia kulturore. Se trashëgimi mund të jetë dhe një gur atje tek Varrezat e Dëshmorëve.
Por tani më është konsoliduar mendimi se i gjithë ai teatër mund të ruhet. Kiço Londo jep shembullin më të mirë me “Metropolin”.
Mendoj që Tirana e do një teatër të ri, të mirë që vete 200-300 vjet, e meriton. Kur ka Shkupi, pse të mos ketë Tirana 2-3.
Mendoj të bëhet ky lloj studimi. Aeroporti i Rinasit nuk është me para, vetëm me hekura dhe me xhamllik. Të reflektohet njësoj si për Pazarin.
Veliaj: Në Shkup ka kushtuar 50 milionë.
Ndrenika: Shumë mirë!
Veliaj: Në Shkup kaq ka vajtur. Janë parametra variabël që ndryshojnë. Kostot e Teatrit ndryshojnë.
Ndrenika: Jam interesuar edhe unë dhe kjo qendra këtu maksimumi ka vajtur 500 mijë. Kam pyetur dhe unë, po sikur s’më del ajo shifër.
Nejse në këtë “varfëri” që ka ky shtet që një rrugë ta paguajë 4 herë, shkon më mirë ky propozimi që them unë; Një kompleks me pemë, me pishina, një gjë artistike.
(F.G/Faxweb.al)