Prej ditësh në media po vlon dikutimi mbi paralajmërimin se do të publikohet një video erotike ku është filmuar një ambasador dhe një zyrtare e Rilindjes në moment intim.
Ndërkohë që të gjithë në kahun opozita po presin publikimin e videos, ish-ministri i Drejtësisë ka dalë kundër publikimit të kësaj videos, duke thënë se kjo është qesharake dhe se organet gjenitale për këtë punë janë.
“Veglat gjenitale i janë vënë nga krijuesi njerëzve për këtë punë, pra për eros. Kështu që dy persona që na zhvillokan një marrëdhënie erotike nuk më duket ndonjë gjë kaq interesante, as e veçantë. Për këtë punë janë bërë ato të shkreta… Debati në fakt lind për shkak të moralit monogamist. Kurioziteti i gërryen njerëzit që të dinë se me kë ja dredh ky apo ajo bashkëshortit. Dhe po të zunë në flagrancë të ta bëjnë me gisht (gishtin tregues) si një tradhëtar.
Qesharakë! Kaq e cekët është kjo llogjikë saqë është krijuar ideja e rreme se vetëm ato që kapen në video janë tradhëtarët. Të tjerët janë engjëj! Për të qeshur me lot madje. Por, ajo që s’kuptoj dot është se ç’lidhje erosi jashtmartesor i dy njerëzve me borxhin publik; me koncensionet e PPP abuzive; me nxjerrjen e shtetit nga Kushtetuta e ligjet; me Gjykatën Kushtetuese që nuk bëhet; me papunësinë që shtohet; me emigracionin që rritet, apo mos do na çelen negociatat nga zbulimi i kësaj gjëje ?! Pa këto video-flagranca që përhapen nga moralistë, Shqipëria do ishte më e pasur, më e begatë e me shtet të përgjegjshëm?!” shkruan Manjani.
(M.Q/Faxweb.al)