14:33 | 31/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdiq në Infektiv pasi e lanë në karrige dhe pa skaner, detaje të reja nga denoncimi rrëqethës në Fax News. Viktima vëllai i ish-deputetit dhe ambasadorit të njohur shqiptar

11:12 | 16/02/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdiq në Infektiv pasi e lanë në karrige dhe pa skaner, detaje të reja nga denoncimi rrëqethës në Fax News. Viktima vëllai i ish-deputetit dhe ambasadorit të njohur shqiptar

Fax News mëson detaje të reja nga denoncimi i bërë pak minuta më parë nga dy vajza që babai i tyre Rifat Lalo iu kishte vdekur në spitalin Infektiv në Tiranë, për shkak sipas tyre të mungesës së kujdesit mjekësor. Burime bëjnë me dije se viktima është vëllai i figurës së njohur të partisë demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë Vili Minarolli. Lalo mbante mbiemër të ndryshëm pasi ai ishte rritur nga halla e tij, ndërkohë që ishte një intelektual aktiv në jetën publike të Tiranës.

Dy vajzat e Rifat Lalos bënë një deklaratë tronditëse për gazetaren e Fax News Fjona Çela, ku thanë se të atit të tyre i ka munguar shërbimi bazë mjekësor. Vajzat u shprehën me zë dhe me figurë, se u janë kërkuar para që babanë ta nxirrnin nga Infektivi në mënyrë që ta çonin në një spital jashtë vendit. Vajzat e Rifat Lalos  shprehen se kanë prova që vërtetojnë se babait të tyre nuk i janë bërë as skaner dhe asnjë trajtim mjekësor.

Vajzat tregojnë se babai i tyre është lënë të presë për tre orë në një ambulancë, derisa më pas e kanë futur brenda spitalit, ku është lënë pranë derës, dhe dëshmonte vetë se kishte ftohtë.

Gjendja e tij është përkeqësuar brenda orësh, dhe mbrëmjen e djeshme atyre u është dhënë lajmi se ai kishte ndërruar jetë. Dy vajzat në gjendje të rënduar emocionale bëjnë thirrje që askush të mos shkojë dhe të trajtohet në spitalet publike Covid, pasi sipas tyre nuk ekziston asnjë lloj shërbimi.

Deklarata e vajzave të Rifat Lalos:

Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë. 

Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe tghoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.

Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. 

Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.

Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Asnjë masë përveç shiritit/ Shiu dhe bora dëmtojnë Kalanë e Elbasanit, rrezikohet shembja e murit

Para

“S’kanë kompjuter, nga 4 doktoresha 3 pijnë kafe njëra punon”, qytetarët e Fierit në radhë për të marrë shërbimin (VIDEO)

Para
“S’kanë kompjuter, nga 4 doktoresha 3 pijnë kafe njëra punon”, qytetarët e Fierit në radhë për të marrë shërbimin (VIDEO)

“S’kanë kompjuter, nga 4 doktoresha 3 pijnë kafe njëra punon”, qytetarët e Fierit në radhë për të marrë shërbimin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Kryeministri kroat kritikon ashpër presidentin Plenkoviç: Kosova nuk u aneksua, është shtet i pavarur

I kërkuar në Gjermani, Arrestohet në Pikën Kufitare Morinë 45 vjeçari nga Gjakova

200 fëmijë të zhdukur në Britaninë e Madhe, Vani: Janë shumë të rrezikuar, mund të bien pre e trafikimit dhe prostitucionit

Transparency International: Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

Olta Gixhari ‘kërcënon’ Kiarën dhe Efin: Tirana është shumë e vogël, do t’i them të gjitha

Protesta në Francë, kundër rritjes së moshës së pensionit

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Mbi 2 orë në SPAK, Kryemadhi besimplotë: Momentet e fundit janë duke ardhur, të ndalohen pagesat për inceneratorin e Tiranës…

Skandali me ish agjentin e FBI, SPAK nis hetimin pas kërkesës së Gazment Bardhit

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.