Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Vdes vajza e biznesmenit, udhëtoi për të ndjekur koncertin e Rita Orës por ju rrëzua avioni (FOTO)

Vajza e biznesmenit të famshëm ka ndërruar jetë.

Të gjitha mediat ndërkombëtare janë pushtuar sot nga lajmit se avioni privat me 11 udhëtarë në bord u rrëzua.

Si pasojë vdiq vajza e biznesmenit të famshëm turk Huseyin Basaran, Mina.

Avioni ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përplasja ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.

Vajza e Basaran mbrëmjen e kaluar ndodhej në koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora.

Ajo ka postuar disa video në rrjetet sociale ku shihet se është argëtuar jashtë mase me shoqërinë e saj.

Mina i kishte mbledhur shoqet për të festuar natën e beqarisë pasi 28-vjeçarja planifikonte të martohej muajin tjetër.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *