Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Vdes studenti amerikan që mbahej i burgosur në Korenë e Veriut

Studenti amerikan Otto Warmbier, i cili u mbajt i arrestuar në Korenë e Veriut për gati një vit e gjysmë është ndarë nga jeta. Njoftimin e dha familja e tij të hënën pasdite.

Warmbier u kthye në SHBA  javën e kaluar në gjendje kome. Mjekët në qytetin e tij Sinsinati të Ohio thanë se 22-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru kur mbahej në Korenë e Veriut, por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi komën.

“Është detyra jonë e trishtuar të raportojmë se djali ynë, Otto Warmbier, e ka përfunduar udhëtimin e tij për në shtëpi”, tha familja e tij në një deklaratë. “Keqtrajtimi i tmerrshëm të cilit djali ynë iu nënshtrua në duart e koreanoveriorëve bëri që ky të ishte rezultati i vetëm i mundshëm,” tha familja.

Regjimi diktatorial  tha se Warmbier ra në komë shumë shpejt pasi u dënua në mars të vitit të kaluar nën akuzën se kishte vjedhur një poster politik nga një hotel i Koresë së Veriut.

Por familja e tij e ka vënë në dyshim këtë pohim, duke thënë se ishte regjimi i Penianit që e “brutalizoi” djalin e tyre, shkruan VOA. (M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *