Një 42-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në burgun e grave në Thiva të Greqisë. Mësohet se ajo ishte e dënuar për disa vepra penale ndërsa të burgosurat e tjera janë shprehur se ajo ka vdekur për shkak të koronavirusit.
Kjo ka sjellë një irritim të tyre për të cilin mediat greke shkruajnë se gratë e burgosura kanë djegur dyshekët në formë proteste dhe kanë kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit. Të dënuarat tregojnë se kanë frikë për shëndetin e tyre, pas shqiptarja kishte shfaqur simptoma ditët e fundit.
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, njoftoi për mediat se 42-vjeçarja ishte transportuar mëngjesin e sotëm në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar, por më pas u shpall e vdekur ndërsa nuk tregohet për rrethanat apo shkaqet.
Mësohet se viktimës i është bërë autopsia përgjigja e të cilës pritet të zbulohet në orët në vijim.