Një vajzë 13 vjeçare nga Lipjani ka humbur jetën ditën e sotme. Dyshohet se u mbyt teksa lahej në pishinë. Adoleshentja u dërgua me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por nuk kishte shenja jete.
Disa dëshmitarë për mediat kosovare thonë se u mbyt në pishinën e Baicës së Lipjanit, por nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare të Policisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar rastin duke thënë se policia ka nisur hetimet.
“Pòlicia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitë kompetente pòlicore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incídentit për veprime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e pòlicisë.(A.M/Faxweb.al)