Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin e PD-së Dash Sula, i cili u shpreh kundër rritjes së pagës së deputetëve në një raport dyfish me punonjë të tjerë të administratës apo sektorit publik. Rama sfidoi deputetët e opozitës që nga ai vetë i pari të pranonin që të paguhen me pagë minimale.
Nga ana tjetër Rama u shpreh që në nisje të fjalimit të tij se përfaqësuesit e opozitës nuk kanë të drejtë të flasin në emër të shqiptarëve, pasi nuk e gëzojnë mbështetjen e tyre, duke iu referuar humbjes në zgjedhjet e 14 Majit.
Rama:
Niveli i pagës nuk përcaktohet sipas qejfit, por sipas një logjike të caktuar nga ekspertët.
Nuk mund të kemi prokurorë dhe gjykatës që të paguhen më shumë se presidenti. Nuk keni pse të çoni rritjen e pagës nëpër jetimore ju, hajdeni këtu dhe vendosni që deputetët të marrin pagë minimale, gati jam unë.
Unë njoh shumë prej jush këtu që e meritojnë atë pagë, ky nuk është vendi i llumit, nuk është vendi i krimit, është vendi ku deputetit për misionin që ka dhe për çfarë duhet të bëjë për ata që e zgjedhin, e meritojnë pagën e propozuar.
Për mua paga duhet të vendoset sot dhe të hyjë në fuqi në momentin kur hyn në fuqi rritja e pagës më të fundit. Të hyjë në fuqi rritja vetëm kur të jetë bërë rritja e të gjitha pagave të tjera që parashikohen në ligj.
Vdeshka unë për ty që do i çosh rritjen e pagës jetimores ti.