Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vdekje e ngadaltë dhe e tmerrshme, si qëndruan mbi 12 orë brenda kamionit me temperatura -25 gradë. Asnjë i identifikuar

Detaje të tmerrshme dalin në dritë nga ngjarja që tronditi Britaninë e Madhe dhe jo vetëm, ku trupat e 39 personave u gjetën në brendësi të një kamioni, që dyshohet se kishte hyrë nga Irlanda e Veriut, ndërsa nisjen e ka pasur nga Bullgaria.

Mësohet se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të temperaturave të ulëta brenda kamionit që arrinin deri në -25 gradë, pasi ata ndodheshin në zonën frigoferike të mjetit. 39 viktimat, mes tyre dhe një adoleshent kanë udhëtuar mbi 15 orë nën një temperaturë të tillë, çka iu shkaktoi dhe vdekjen e ngadaltë.

Pavarësisht thirrjeve të tyre për ndihmë askush nuk i ka dëgjuar sipas ekspertëve, pasi lidhja me kabinën e shoferit ka qenë e pamundur, duke shkaktuar më pas vdekjen e ngadaltë të të gjithë udhëtarëve.

Shoferi i kamionit 25-vjeçar, i cili është identifikuar si Mo Robinson, nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin për vrasje.

Ajo që mbetet pjesa më e vështirë e autoriteteve është identifikimi i trupave të gjetur brenda kamionit, pasi ata nuk kanë pasur asnjë mjet identifikimi me vete, dhe hyrja drejt Britanisë do të ishte ilegale.

Pippa Mills, zv. drejtori i Policisë Essex, tha në një konferencë për shtyp se oficerët nuk kishin konfirmuar akoma se nga ishin viktimat ose identitetin e tyre.

“Ne jemi në fazat e hershme të asaj që ka të ngjarë të jetë një hetim i gjatë. Është një skenë komplekse.

Nuk jam në gjendje të them në këtë fazë se sa kohë do të vazhdojnë hetimet. Kjo është një tragjedi absolute dhe një ditë shumë e trishtuar për Policinë Essex dhe komunitetin lokal”.

Kamioni ka qendruar disa orë në terminal, përpara se të njoftohej policia lokale, ndërsa mendohet se shoferi i kamionit ka mbyllur perdet e kabinës, dhe është parë nga dëshmitarët që të flejë gjumë.

Një koment për ngjarjen e ka pasur dhe kryeministri britanik Boris Johnson i cili tha se përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë do të dalin përpara drejtësisë, dhe duhet ti jepet fund emigracionit të paligjshëm.

Kjo ka rikthyer dhe njëherë tjetër debatin mbi emigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe, dhe masave që duhet të ndërmerren për ti dhënë fund kësaj tregëtie, duke shmangur dhe përsëritjen e ngjarjeve me përmasa kaq të rënda.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *