Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Vdêkja e Marko Bellos, rrjeti pushtohet nga mesazhet prekëse, të majtë e të dhjathtë kujtojnë politikanin/ Mungon ngushëllimi i Ramës

Ndarja nga jeta e ish-ministrit dhe deputetit Marko Bello ka lënë të shokuar të gjithë miqtë e tij, dhe bashkëpunëtorët në vitet e gjata që ka qenë pjesë e politikës dhe jetës aktive.

Mesazhe ngushëllimi për familjen Bello kanë dhënë politikanët e të gjitha krahëve në vend, përfshirë presidentin Meta dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, por edhe njerëz të medias, të cilët e konsiderojnë Bellon një mik të jashtëzakonshëm, dhe njeri me humor e pozitivitet.

Mes personave që kanë reaguar është kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryeparlamentari Ruçi, ndërkohë që derimë tani mungon mesazhi i ngushëllimit nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Gramoz Ruçi

“Sot iku Marko Bello. Familja humbi njeriun më të dashur, bashkëshortin dhe prindin, mungesa e të cilit do t’u shkaktojë një dhimbje të thellë.

Ne humbëm shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë e të respektuar.

Shqipëria humbi një personalitet që i ka shërbyer me devocion si deputet për tre legjislatura, si ambasador,si ministër e si profesor.

Por mbi të gjitha, të gjithë humbëm një qytetar të denjë e patriot të madh.

I zgjedhur tri herë si deputet, Marko ishte një zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ka drejtuar me kompetencë e përkushtim disa komisione parlamentare dhe i ka dhënë nder, dinjitet e hijeshi figurës së deputetit të Kuvendit Shqipërisë.

Ndaj dhimbjen e thellë për humbjen e Markos dhe, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta

Lulzim Basha

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.

Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!

Ilir Meta

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera!  Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!

Taulant Balla

Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello! Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta Silvës dhe fëmijëve për ndarjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait tyre të dashur. U prehsh në paqe, miku i mirë Marko Bello!

Erion Kristo

E kam dashur Marko Bellon. Do më mungojë. Humori, analiza, finesa e tij. Mik i emisionit Bardhazi dhe i medias. Diplomat dhe politikan i shkëlqyer. Ngushëllime bashkëshortes dhe familjarëve, si dhe miqve të dashur. Është shumë e pabesueshme se si një njeri aq sportiv si ai të shuhet. Por ky virus po bën gjëma.

P.S. Ndjesë gjithë miqve për postimin, po doja t’i thosha dy fjalë një miku që iku shumë shpejt, në një moshë që mund të kishte dhënë kontribut të çmuar.

P.P.S. Ndjesë gjithashtu për miqtë që janë larguar këtë periudhë, dhe unë jam përmbajtur të shkruaj për ta. Jo për mungesë dashurie, por për etikë dhe respekt ndaj publikut të gjerë.

Arben Malaj

Nje lajm i trishtueshem per familjen miqte dhe koleget e Markos. Marko ishte i vecante per humorin qe krijonte perhere sidomis kur te tjeret ishin te merzitur apo pesimist. Prehu ne paqe i dashur Marko!

Ngushellime familjes!! Te qofte i lehte dheu i vendit tend qe i sherbeve me aq dashuri.

Namik Dokle

LAJM I MESNATES!!! Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdêkjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi…

Arben Isaraj

Ike i ri Marko. Zemra te thyera shokësh, kujtimi yt po le pas. Do te mbetesh mes nesh shoku i paharrueshëm dhe i papërsëritshëm për vlerat e tua shoqërore dhe njerëzore. I edukuar, i urtë dhe me humor si askush tjetër. Lamtumirë Marko. Ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes.

Petro Koçi

Nje lajm i kobshem ikja jote Marko! Na preve krahet. Shok qysh ne Gjuhet e Huaja e pastaj si koleg ne grupin parlamentar te PS. Diplomat, pedagog, politikan e mbi te gjitha shok me nje buzeqeshje tere jete! Lamtumire!

Nertila Kasmi

I dashuri jonë Marko, Sa hapa sytë po shoh errësirë !!! Ti qenke larguar përmes mjegullës si një Ëngjëll i bardhë!? Ti, i urti e karakterforti, buzagazi e i mençuri, Intelektuali e njeriu i thjeshtë nuk je më pranë nesh!? Me shumë dhimbje po t’i shkruaj keto fjalë !! Sa dhimbje i ke lënë Silvës, femijeve e të gjithë ne qe te kishim pjese të familjes!! U prehsh në Paqe e shumë force Silves, femijeve e familjes !! I paharruar kujtimi Yt!!

Kastriot Islami

Mik i nderuar! Eshte e pabesueshme! Ende nuk e besoj lajmin qe mora sot heret ne mengjes! Ndjehem shume i tronditur dhe i trishtuar! Ngushellime nga zemra per Silven, Marsidin dhe Nensin! Por edhe per nenen qe aq shume e donte e kujdesej! Kurajo dhe force! Nuk gjej dot fjale per mikun e shtrenjte qe nuk e fitoi dot kete beteje! Do te na mungosh shume!

Agron Duka

Një lajm i hidhur, i pabesueshem edhe në këtë vit të mbrapsht. Miku buzagaz, bashkëpuntor i kohëve të vjetra dhe sfidave të reja, ishte një vlerë e shtuar në jetën e secilit prej nesh që kemi pasur fatin të ndajmë me Markon momete jete.

Një humbje e madhe për sferën tonë publike, të cilës do t’i mungojë angazhimi i një intelektuali aktiv si Profesor Marko. Ngushëllimet më të ndjera familjes Bello, i jam pranë në këtë dhimbje tronditëse. Lamtumirë Marko. I paharruar kujtimi yt!

Lisen Bashkurti

Lamtumire Marko Bello. Humbja e Marko Bellos, nje dhimbje e thelle per familjen, shoqerine dhe mbare Shqiperine. Veshtire te pershkruash nje njeri si Marko, tek i cili bashkoheshin cilesite me te mira njerezore, intelektuale e patriotike. U preht ne paqen e amshuar!

Aleksander Biberaj

HOMAZH PER MIKUN MARKO BELLO! Shqiperia humbi nje qytetar fisnik, intelektual, profesor, diplomat, politikan i shkelqyer, perfaqesuese i social-demokracise shqiptare!  Te dashur miq, Sot ne mengjes morem nje lajm shume te trishtuar per ndarjen nga jeta te Marko Bellos, nje qyterar fisnik, diplomat karriere, intelektual, profesor.

Gerti Shella

Ne 22 shtator ishim së bashku i dashur Marko Bello dhe nuk arrij ta besoj që nuk je më mes nesh sot. Jam i pikëlluar nga lajmi tragjik. Jetove duke u bazuar tek vlerat dhe duke u përpjekur veç për mirë. Të prehesh në paqe mik i mirë. Ngushëllime të sinqerta familjes

Astrit Patozi

Me Marko Bellon jemi njohur, kur asnjëri prej nesh nuk merrej me politikë, ndaj edhe nuk kishin shumë arsye për të pasur mosmarrëveshje dhe, aq më pak, për t’u grindur. Pak vite më vonë koha apo fati na vendosi në dy anët e kundërta të barrikadës. Dhe kjo jo vetëm nuk e cënoi miqësinë, por jam i sigurt se e shtoi mirëkuptimin dhe respektin midis nesh.

Kam bindjen se merita kryesore për këtë lloj marrëdhënieje, që haset kaq rrallë në viset tona të ashpra, i takon atij. Sot mësova me trishtim se Marko u nda nga kjo botë, pas një beteje të gjatë me armikun e padukshëm, të cilin ende një pjesë prej nesh nuk e pranojnë se ekziston.

Ndoshta ikja e parakohshme e një shqiptari të njohur dhe të mirë mund të shërbejë që kjo shoqëri ta marrë pak më seriozisht këtë pandemi të flamosur, që nuk po kursen askënd.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *