AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vdekja e Gjergj Xhuvanit, gazetarja: Sot askush nuk të thotë babai i Kostandinit dhe burri i…

Gazetarja Kozeta Kurti i ka bërë një dedikim prekës regjisorit të njohur Gjergj Xhuvanit I cili u nda nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë në Romë.

Kurti shkruan mes të tjerash se Iindjeri sot askush nuk ka për të thënë asnjë fjalë të keqe për regjisorin, sot nuk do tëjetë babai i Kostandinit, as burri i ish-deputetes… por do të jetë regjisori Gjergj Xhuvani më shumë se ndoshta pas çdo ‘caku’ a premiere filmi.

Reagimi i plotë:

Sot, me ne fund je i qete! 
Sot, ne gjumin e pergjithmonshem te tokes, askush s’ka per te thene as edhe nje fjale te keqe per ty; sot, nuk do jesh babai i Kostandinit (nga trendafili del gjemb, nga gjembi del trendafil e me the te thashe), nuk do jesh burri i ish deputetes… as burri i aktores, as pedagogu qe studenteve u shkonte shtat’ e as e conin ndermend tangerllikun e fodullekun qe i karakterizon shpesh here; do jesh regjisori Gjergj Xhuvani me shume se ndoshta pas cdo “çaku” a premiere filmi… se ne keshtu jemi, te shkarravisim perdhè per cdo gabim, faj, krim te vajzes, djalit, nenes, babait, halles, dajes, fares, fisit dhe pastaj… perulemi me respekt perballe cdo njoftimi per mort ne mure e hyrje pallatesh….
Gjetsh po aq paqe, sa dhunë le…

Pas një arresti kardiak, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte pwr filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Regjisor

Skenarist

Producent

Aktor

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *