Petrit Syla, administrator i ‘Skela Syla’, është liruar ditën e sotme nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.
Syla ishte lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, i dyshuar për shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë. Ai u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve më 16 gusht, të cilët po punonin në një pallat kur u rrëzua skela.
Administratori i firmës Syla, Petrit Syla, u shpall në kërkim pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë me datën 16 gusht, pasi është konstatuar se nuk janë respektuar rregullat e sigurisë në punë, ç’ka shkaktoi dhe vdekjen e dy punëtorëve.
(K.H/Faxweb.al)