Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vdekja e Bashkim Finos krijon ‘ngërç’ në fletët e votimit, Kodi i ri nuk parashikon si procedohet (Mblidhet KQZ)

KQZ do të mblidhet pasditen e sotme për t’i vendosur vulën debatit si do të jenë fletët e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Takimi do të mbahet ditën e sotme në orën 17:30. PD kërkon që në fletën e votimit të jenë të gjithë emrat e kandidatëve, ndërsa këtij propozimi i është qasur edhe PS-së, që është tërhequr nga varianti i numrave.

Një tjetër cështje që do të diskutojë KQZ pas pak lidhet edhe me emrin e Bashkim Finos në listën e kandidatëve në qarkun e Fierit. Ish-kryeministri, që ishte i renditur i katërti në Fier, u nda nga jeta ditën e djeshme, ndërkohë pritet për t’u parë nëse emri i tij do të hiqet nga lista.

Hapësirë ligjore për ta hequr nuk ka, pasi kodi i ri elektoral jo vetëm nuk parashikon sesi procedohet në një rast të tillë, por tanimë listat e kandidatëve për deputetë janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një burim nga KQZ, i tha gazetares së ABC, Esiona Konomi se po shihet mundësia që emri i Finos, të hiqet nga lista me mirëkuptimin e PS-së.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.