Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë zyrtarëve të lartë iranianë për kufizime në aksesin në internet dhe “dhunën e vazhdueshme kundër protestuesve paqësorë”.
Vazhdojnë protestat në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.
Ndër të sanksionuarit më 6 tetor është Yadollah Javani, kreu i Policisë së Zbatimit të Ligjit të Teheranit.
Amin u arrestua më 13 shtator nga Policia e Moralit për mbajtjen e pahijshme të hixhabit, shaminë që gratë duhet të mbajnë në publik sipas ligjit iranian.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se përveç Javani, zyrtarë të tjerë të sanksionuar janë: Ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi, Ministri i Komunikimit Eisa Zarepur dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreu i Policisë Kibernetike të Iranit.
Më 23 shtator, SHBA-të njoftuan se do të lehtësojnë kufizimet e eksportit ndaj Iranit për të zgjeruar aksesin në shërbimet e internetit, për shkak të kufizimeve nga qeveria iraniane pas protestave që po organizohen atje.
Që nga vdekja e Amin më 16 shtator, protestat antiqeveritare kanë shpërthyer në Republikën Islamike.