Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vdêkja e 21-vjeçarit në Sanatorium, Faxweb.al mëson detaje, përgjigja e tamponit i doli pasi e futën në intubim, ja nga se vuante tjetër

Faxweb.al mëson detaje të reja nga 21-vjeçari që humbi jetën në spitalin Covid 2 në Tiranë, i cili kishte rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm gjatë ditës së djeshme.

Burimet bëjnë me dije se L.Ceka banues në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, vuante nga disa sëmundje shoqëruese, dhe më herët mjekët i kishin dhënë pak shpresa se do të jetonte përtej moshës 25-vjeçare.

I riu vuante nga zemra, mushkëritë dhe nuk fliste, si dhe kishte probleme me obezitetin, ndërsa ditët e fundit kishte pësuar dhe rënie të flokëve, bëjnë me dije burime pranë familjes së tij.

Për shkak të gjendjes së rënduar që kishte shfaqur, familja e kishte dërguar në spitalin e Elbasanit dhe nga aty e kishin nisur drejt Tiranës, ku dhe e kishin futur menjëherë në intubim, edhe pse nuk kishte pasur një përgjigje për tamponin që i kishin kryer.

Vetëm dje përgjigja e tamponit ka dalë, dhe ka rezultuar pozitiv, ndëkohë që nuk dihet nëse vdêkja e tij do të konsiderohet Covid, pasi sëmundjet shoqëruese që ai ka pasur mund të jenë bërë shkak i rëndimit të gjendjes.

Gjatë ditës së sotme i riu pritet që të përcillet për në banesën e fundit, ndërkohë burimet bëjnë me dije se do të mbahet ceremoni mortore, edhe pse anëtarët e tjerë të familjes mund të jenë bartës së virusit, dhe mund të shndërrohen në burim infeksioni për persona të tjerë.

Lidhur me rastin nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe mbetet për tu parë deklarata që u shpërndahet mediave me shkrim çdo ditë në orën 16:00. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *