Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


KryesoreTe FunditTe Gjitha

Vdekja e 15-vjeçares, daja: Kërkojmë Drejtësi, ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit të përgjigjen (VIDEO)

Vdekja e Blerta Pepës, vajzës 16-vjeçare në sallën e operacionit ka tronditur jo pak familjarët e saj por edhe opinionin publik.

Në një reagim të parë në rrjetet sociale daja i saj është shprehur se ata kanë bërë një denoncim në polici, pasi mendojnë se vdekja ka ardhur për shkak të papërgjegjshmërisë së mjekëve.

Sipas tij shteti duhet të japë llogari për këtë ngjarje, pasi kur e kishin çuar vajzën në spitalin shtetëror, mjekët nuk iu ishin përgjigjur për operacionin.

Ai ka kujtuar gjithashtu se vajza ka qenë në orën e fiskulturës në momentin që është dëmtuar. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në spitalin ”Continental”.

Statusi i plote ne Facebook i dajes, Liro Likaj:

Une jam daja I Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interrsua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te shendetesise dhe te arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk i ndihmojme dot.
Duam drejtesi. (E.K/SHUPLAKA)

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.