Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Prej 5 ditësh nën flákë, dígjen rreth 20 ha pyje me pisha të reja dhe shekullore

Zjárri në pyllin e Semanit vijon të mbetet aktiv prej 5 ditësh dhe vatra është përhapur duke prekur sipërfaqe të shumta me pisha. Gazetarja e Fax News, Fatmira Bajramaj raporton se janë rreth 20 ha pyje me pisha të reja dhe shekullore që janë djègur e vazhdojnë nën flákë.

Pavarësisht ndërhyrjes së ushtrisë pasditen e djeshme, vatrat janë riaktivizuar përsëri. Sot ndodhen 14 punonjës të repartit zjarrefikës Fier të cilët po punojnë me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë. Që prej dy ditësh, u tha se terreni është i vèshtirë për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrèzikojnë përfshirjen nga zjárri të Kurorës së Pishave ne Seman.

Kjo është vatra e dytë në këtë zonë brenda 3 ditëve. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm vatrash zjárri në vendin tonë, një pjesë e të cilave janë shuar falë ndërhyrjes së forcave zjárrfikëse, ndërsa të tjera mbeten aktive.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *