Akil Gjakova është kampion i ri i Europës në sportin e xhudos, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë. Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul, ku realizoi një hedhje të bukur në kohën shtesë, për të fituar të artën europiane në kategorinë deri 73 kg.
Suksesi i Akilit, më i madh në karrierën e tij deri më tani, është përshëndetur edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës, e cila koleksionon medaljen e tretë gjatë europianit të këtij viti, pas Distria Krasniqit që ka fituar një të artë dhe Nora Gjakova një të bronztë.
Xhudisti Akil Gjakova ishte përballur me izraelitin Tohar Butbul edhe më 11 maj të vitit 2019 në Grand Slamin e Bakus, ku kishte humbur. Në këtë kampionat europian, në këtë peshë, para ndeshjes, izraeliti Butbul ishte favoriti i parë, ndërsa Gjakova i dyti.
(E.H/Faxweb.al)